ZYRTARE: Më në fund, Milani shkarkon Montellan. Ja trajneri i ri…

IPas rezultateve të dobëta këtë sezon, Milani ka shkarkuar trajnerin Vincenzo Montalla, ndërsa në vend të tij ka emëruar trajnerin e ekipit B, Gennaro Gattuso.

Lajmi u konfirmua nga klubi i Milanit i cili mori këtë vendim menjëherë pas barazimit pa gola të kuqezinjve ndaj Torinos, shkruan “Calciomercato.com”, raporton SYRI.net.

“Milan njofton se Vinceno Montella nuk është më trajner i skuadrës së parë. Detyra i është besuar.Gennaro Gattusos, i cili lë postin e trajnerit të Primaveras. I dëshirojmë fat”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Momentalisht klubi i Milanit ndodhet 11 pikë larg vendit që sezonin e ardhshëm të dërgon në Champions League. Kujtojmë që Gattuso deri tani ka drejtuar skuadra të njohura si: Sion, OFI Crete, Palermo and Pisa, por asnjërën prej tyre nuk arriti ta çojë drejt suksesit.