Zbulohet para kohe fituesi i ‘Topit të Artë’, ‘tradhëtohet’ nga këpucët e reja

Nesër do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të “Topit të Artë” për futbollistin më të mirë të vitit 2017. Mes 30 kandidatëve në listë, dy më kryesorët janë portugezi Cristiano Ronaldo dhe argjentinasi Lionel Messi.

Sipas të gjitha gjasave, do të jetë pikërisht sulmuesi i Realit të Madridit që do të shpallet fitues. Këtë fakt e kanë konfirmuar edhe fotot nga këpucët e reja të kompanisë “Nike”, e cila ka nxjerrë në shitje dy modele të reja.

Modeli “Nike Mercurial Superfly V CR7 SE2” ka të shkruar në pjesën e mbrapme, në gjuhën portugeze, fjalët “Triumfi i pestë”, ndërsa në brendësi shkruhen edhe vitet 2008, 2013, 2014, 2016, si dhe 2017, vitet kur portugezi ka fituar “Topin e Artë”.