WhatsApp me ndryshime. Ja si t’i bësh unsend mesazheve

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp vjen me ndryshime të reja, atë që në fakt të gjithë e kanë kërkuar. Tashmë mund të fshish mesazhin që i ke dërguar dikujt, nëse e ka lexuar apo ende. Një risi që ishte e pamundur më parë. Shumë njerëz ankoheshin duke thënë se nuk donin ta dërgonin mesazhin, e në fund ngelën me shprehjen :ajo që u bë, u bë. Ka dhe nga ata që thonë se ishin të dehur dhe u shokuan kur lexuan mesazhin që i kishin dërguar dikujt në WhatsApp pa pasur mundësi ta fshijnë përsëri. Por përveç lajmit të mirë ka dhe një lajm jo shumë të mirë. Keni kohë vetëm 7 minuta për ta fshirë.

Që do të thotë, nëse e dërgove mesazhin dhe do ta bësh unsend, duhet ta selektosh dhe brenda 7 minutave do të dali opsioni unsend. Gjithashtu edhe në rastet kur ti e ke dërguar mesazhin dhe personi tjetër e ka lexuar, gjithsesi mund ta fshish, kështu mesazhi nuk do figurojë as në telefonin tënd, as ne telefonin e personit tjetër. Nëse ti e ke dërguar mesazhin dhe pastaj pas 7 minutash e kupton që e ke shkruar keq ose ke dërguar një mesazh komprometues për të cilin do të tërhiqesh, nëse afati kalon, nuk mund ta heqësh. Risia do funksionojë vetëm nëse ti dhe personi me të cilin po bisedon po përdor versionin më të fundit nga WhatsApp. Për të marrë ndryshimet, shkoni në AppStore dhe bëni update programit.