Vajza vëmendje! 10 SMS seksi që çdo mashkull dëshiron t’i marrë nga femrat

Shpesh keni dëgjuar apo lexuar për mesazhet që do të mund të “çmendin” femrat, por për të kundërt madje as nuk u ka shkuar në mendje!

Ndaj më poshtë do të njiheni me 10 mesazhet më seksi që meshkujt dëshirojnë të marrin nga femrat. Këshillat janë dhënë nga një specialist i seksologjisë nëpërmjet një sajti anglez.

1 – “Kam menduar për ty gjatë gjithë ditës dhe sigurisht ato nuk ishin mendime të pafajshme”

Asgjë më shumë nuk e ndez erotizmin sesa fantazia, një mesazh i tillë sugjeron se jeni gati që këto mendime të nxehta t’i ndani me të…dhe t’i vini në praktikë!

2 – “Do të tregoj një gjë…nëse t’i më tregon një tjetër”

Një mesazh i nxehtë, i cili nuk i lë aspak hapësirë imagjinatës. Mjafton vetëm që ai ta lexojë këtë sms dhe do të vijë menjëherë te ju!

3 – “Kam parë fundshpinën tënde…është fantastike!”

Edhe meshkujt janë përkëdhelës dhe u pëlqen të marrin vlerësime dhe komplimente për trupin e tyre…kjo gjë i eksiton!

4 – “Kam fshehur diçka për ty…në dekoltenë time”

LEXO EDHEDjem dhe vajza, “vuajtja” mori fund! Kjo pajisje ju tregon nëse jeni veshur bukur ose jo

Ashtu siç të gjithë e dinë, meshkujve u pëlqen gjoksi i femrave! Ndaj ideja për ta ftuar partnerin tënd, për “gjueti”, në një zonë të tillë do ta çmendë atë dhe sigurisht kjo gjë do t’i pëlqejë patjetër!

5 – “Nuk kam veshur mbathje”

Është një fazë që çdo mashkull e ëndërron që t’ia thonë! Këtë gjë mund t’ia thoni nëpërmjet një mesazhi, ose ndoshta përpara se të dilni për darkë dhe pasi të ktheheni do të shihni se çfarë do të bëjë!

6 – “Kravatën që ke veshur…do ta përdorim sonte!”

Me një frazë të tillë ai i juaji do të numërojë orët që e ndajnë nga kthimi i tij për në shtëpi për të eksperimentuar me ju të gjitha lojërat që mund të bëhen me një kravatë!

7 – “E di që po ikën në palestër, por ruaj edhe pak energji për më pas”

Mashkull i paralajmëruar…gjysmë i eksituar! Do ta shihni sesa shpejt do t’i bëjë ushtrimet për t’u kthyer menjëherë në shtëpi…në këtë pikë pse mos t’i propozoni një dush të mirë për të dy njëkohësisht, për të hequr erën e djersës!? Provojeni!

8 – “Kam shpikur një lojë të re, do vish ta provojmë bashkë?!”

Edhe meshkujt i duan lojërat e seksit, sepse fundja lojërat e nxehta u pëlqejnë të gjithëve duke qenë se na bëjnë të provojmë ndjesi të reja…

9 – “Kam nevojë të relaksohem, përse nuk vjen të më ndihmosh?”

Me siguri ai i juaji do të gëzohet dhe do të jetë i gatshëm që t’ju japë një “dorë” për t’u qetësuar pak, duke ju shtendosur nervat dhe tensionet…

10 – “Kam veshur atë fustanin që ty të pëlqen shumë…pa asgjë poshtë!”

Do të jetë shumë kurioz për të ardhur e për të verifikuar nëse vërtetë poshtë atij fustani të çmendur që ju bën shumë seksi nuk ka asgjë…