Trup perfekt si i Shakirës, këngëtarja ju rrëfen sekretin

Shakira edhe pse në moshën 40-vjeçare është njëra ndër këngëtaret më të bukura dhe me linjat më perfekte trupore. Pavarësisht obligimeve që ka, Shakira gjithmonë përpiqet të ushqehet mirë. Për këtë përkujdeset trajneri i saj Anna Kaiser, e cila ka zbuluar edhe fshehtësitë e regjimit të saj. Këngëtarja ha tri herë në ditë por ajo i përmbahet edhe një truku. Ndërmjet drekës dhe darkës, Shakira i shmanget ëmbëlsirave dhe në vend të kësaj ajo pi supë.

“Në ora katër pasdite, kur shumica dëshirojnë ëmbëlsira dhe kafe, supa është një opsion më i mirë, pasi do t’ju mbrojë deri në darkë dhe nuk ka shumë kalori. Shakira i konsumon dhe ëmbëlsirat por shumë më rrallë”, shprehet trajneri i Shakirës. Këngëtarja më 8 nëntor nis turneun ‘El Dorado World Tour’, i cili do të zgjasë deri më 10 shkurt të vitit të ardhshëm.