“Tradhëtari i parë” thërret me autokritikë: “Mos e lini Shqipërinë”

Ishte i pari që e hapi këtë “lojë” që mban paksa aromë tradhëtie, Milaim Rama vendosi disa kohë më parë të linte Shqipërinë për kombëtaren e Zvicrës.

Por teksa kohët dhe vitet kalojnë, mesa duket Milaimi ka reflektuar me veten duke e parë zgjedhjen e bërë si një gabim i cili nuk duhet përsëritur nga të rinjtë, ku ata duhet të zgjedhin vetëm kombëtaren shqiptare.

Sipas një deklarate të bërë publike dhe në faqen “Albania Team”, Rama është shprehur se ndihet keq teksa sheh se zgjedhjen e tij e kanë ndjekur pas shumë të tjerë:

“Më vjen keq që u bëra shembull për të tjerët për të ndjekur këtë rrugë, nëse do kthehesha pas do të luaja për Shqipërinë, u bëj thirrje të gjithë talenteve shqiptarë në Zvicër të zgjedhin kombëtaren shqiptare”