Tashmë gënjeshtrat mund të zbulohen nëpërmjet një SMS-je

Të kuptosh nëse dikush të gënjen nuk është asnjëherë e lehtë dhe sidomos të zbulosh gënjeshtrën nëpërmjet një teksti është akoma më e vështirë.

Por mesa duket dikush ka gjetur zgjidhjen që të gjithë po prisnim.
Në një studim, të botuar në arXiv, hulumtuesit nga Universiteti Cornell zhvilluan një aplikacion për Android ku kanë mbledhur tekste nga një numër i madh përdoruesish. Gjatë shtatë ditëve, ekipi mblodhi gjithsej 1.703 biseda. Pastaj i hoqën bisedat që nuk përmbanin gënjeshtra, duke i lënë ata me 351.

Pas ndarjes së mesazheve që përmbanin gënjeshtra dhe të vërteta, ekipi llogariste mesatarisht për çdo lloj mesazhi, si dhe për statusin gjinor që i përkisnin . Ata po ashtu shihnin përqindjet e ‘fjalëve të vetme’ (të tilla si unë / ti), ‘fjalët e tjera’, (ju) dhe frazat e pakontrolluara (ndoshta, të mundshme, të sigurta, etj.).

Të dhënat zbuluan se mesazhet me tekst që përmbajnë gënjeshtra ishin, përgjithësisht, më të gjata se tekstet e vërteta. Mesatarisht, tekste mashtruese përmbanin 10 fjalë, ndërsa tekstet e vërteta përmbanin 7. Sipas studiuesve kjo ndryshonte në bazë të gjinisë. Ndërsa gratë përdorin mesatarisht 8 fjalë në një mesazh shkrimor, kur ato gënjejnin kishin tendencë të përdorin 9 fjalë në tekstin e tyre.

Burrat, megjithatë, përdorin rreth 7 fjalë në të dy tekstet e vërteta dhe mashtruese. Të dhënat zbuluan se mesazhet me tekst që përmbajnë gënjeshtra ishin, përgjithësisht, më të gjata se tekstet e vërteta.

Burrat nga ana tjetër e shmangnin vazhdimisht përdorimin e fjalës ‘unë’ dhe përdornin në mënyrë të konsiderueshme fjalë të tilla si ‘tim’ dhe ‘mua’.

Megjithatë, si pas studimit të dyja palët përdornin gjithmonë fraza jo-deklaruese kur ata gënjenin.