Serie A është me 5 yje, vetëm 6 pikë të humbura nga 159

Inter, Juventus, Lazio, Napoli dhe Roma kanë krijuar një diferencë shumë të madhe me ekipet e tjera. Në 53 ndeshjet të luajtura deri tani (Inter do të luajë të hënën në mbrëmje në fushën e Verona-s, Roma duhet të rikuperojë ndeshjen kundër Sampdoria-s), 5 skuadrat e para të renditjes kanë fituar 44. Dhe nëse nuk merren në konsideratë përballjet direkte që janë zhvilluar deri tani, 5 të mrekullueshmet kanë lënë në total vetëm 6 pikë me 3 barazime (2 Juventus në Bergamo, 2 Inter në Bologna, 2 Lazio në “Olimpico” kundër Spal). Mbresëlënëse. Ideja se në Itali mund të humben pikë në çdo fushë nuk ekziston më. Ky kampionat do të vendoset nga përballjet direkte.

Në një futboll gjithnjë dhe më shumë të dominuar nga televizionet, që kërkojnë një kampionat me 20 skuadra, bie në sy se si Seria A është e ndarë tashmë në tre blloqe: 5 më të mirat, 4/5 skuadra të tjera (Milan, Atalanta, Samp, Fiorentina dhe Torino) do të luftojnë për një vend në Europë dhe të paktën 10 skuadra të tjera që janë shumë më inferiore. Kështu, edhe lufta për mbijetesë do të jetë si ajo për titullin: do të vendoset nga përballjet direkte.

Burimi:Telesport.al