Rama-gazetares se KlanTV: Na tmerrove me këto pyetje, po kshu kur merrni shkollen me***

Kryeministri Edi Rama e mori shtruar konferencen e fundvitit me gazetarët deri në momentin kur u pyet nga gazetarja e tv Klan, Elja Zotka për votimin e Shqipërisë në OKB dhe letrën që i dërgoi presidenti Meta presidentit amerikan Trump.

Përgjigja e Kryeministrit: Kjo pyetja se ne kemi votuar njësoj si Turqia kundër SHBA-ve më kujton tv Klan e vjetër. Po Britania e Madhe për Turqinë votoi, se është aleati më i madh i SHBA-ve. Po Japonia që ka votuar si ne? Po ca thoni kështu se na bëtë qendrën e botës me ndihmën e Presidentit Meta…
Edhe unë po të përgjigem si nga qendra e botës se kështu erdhi kjo punë. Ç’është kjo pyetje se nuk e kuptoj?

Gazetarja: Kështu janë shprehur Presidenti dhe ish-presidente…

Rama: Ah mendova se e shikon kështu edhe tv Klan se u tmerrova. Jemi në një katund politik dhe mediatik. Ky është një debat idiot që nuk zhvillohet në asnjë vend tjetër, e zhvillojnë ne se jemi të shqetësuar se çfarë i ndodhi Amerikës. Me ca mereni se na bëtë qesharak. Ne e kemi mbajtur qendrimin njësoj si BE.