Qëllimi që duhet t’i vësh vetes për Vitin e Ri, bazuar në shenjën tënde të Zodiakut…

Lista e Vitit të Ri?

Le ta pranojmë: mënyra më e thjeshtë për të mos realizuar vendimet e Vitit të Ri është të përpiqesh të adoptosh atë që nuk reflekton personalitetin tënd.

Duke e shtyrë veten në përpjekje të kota dhe duke u dhënë pas standarteve klishe të vjetra si “premtoj se do të ha më pak ëmbëlsirë” dhe “nuk do të ankohem më për gjëra të vogla” nuk do të funksionojë, veçanërisht nëse i do ëmbëlsirat si të gjithë ne.

Në vend të kësaj, nëse me të vërtetë duam të bëjmë ndryshime në jetët tona, atëherë ne kemi nevojë të vështrojmë thellë brenda vetes dhe të pyesim, “Përse dua që të ndryshoj, pse dua ta ndryshoj këtë gjë dhe a është e mundur kjo?”

Të gjithë do të kenë përgjigje komplet të ndryshme për këto pyetje dhe ato ndryshojnë veçanërisht ndërmjet shenjave të horoskopit. Një Dem dhe Gaforre, për shembull, do të kenë qëllime komplet të ndryshme për vitin që po vjen dhe nuk do t’i përballojnë këto qëllime në të njëjtën mënyrë.

Ndryshimi për njërën shenjë mund të jetë shumë më i lehtë se për një tjetër dhe do të jetë i pamundur për shenja të caktuara nëse kanë zgjedhur qëllimin e gabuar, edhe nëse horoskopi i tyre tregon të kundërten.

Mos gjeni një zgjidhje thjesht për hir të novacionit të Vitit të Ri, zgjidhni një që reflekton temperamentin tuaj, aftësitë tuaja dhe atributet tuaja personale.

Dhe për fat, këto tre gjëra janë ato me të cilat horoskopi ka të bëjë, kështu nëse jeni të pasigurtë se cilën zgjidhje të bëni këtë vit, këtu do të jepet vendimi më i mirë për Vitin e Ri për secilën shenjë.

Dashi

Ji më i duruar me projektet e tua!

Dashi dhe Binjakët kanë shumë të përbashkëta kur vjen puna për të nxituar shumë. Ata janë të dy krijues të cilët kanë për zakon të presin rezultate të menjëhershme; gjithsesi, kjo mund të kthehet në një superuqi.

Nuk ka asgjë më të keqe se sa të fillosh një projekt vetëm sa për ta varur në kalendarin e vitit, kështu 2018 do të jetë viti për të përfunduar projektet. Ose fillo një, i cili do të shkojë më përtej fazave të planifikimit.

Por mbi të gjitha, Dash, ji i durueshëm me të, sepse nuk ka kuptim të përparosh me një projekt që është një rrëmujë e nxituar. Një projekt i mirë do të marrë kohë për t’u realizuar, kështu mos hiq dor në mes të rrugës nga mërzitja. Do t’i marrësh rezultatet!

Demi

Vlerëso atë që ke!

Dash, ti je aq shumë paranojak me faktin se do të humbasësh gjithçka që ke sepse nuk mund ta shohësh se çfarë ke përpara para teje.

Vendimi për vitin 2018 është të qetësohesh pa xhelozi dhe zili, sepse do të ishe shumë më i lumtur nëse thjesht do të fokusoheshe këtu dhe në të tashmen, më tepër se sa në frikën se çfarë mund të ndodhë.

Në mënyrë të ngjashme, mbase të duhet të rimendosh se si të merresh me financat e tua. Ti nuk je grupi më kursimtar, kështu në vend që të shpenzosh shuma të pafundme parash në gjëra të përkohshme si për ushqime të porositura apo revista, mbase duhet t’i përdorësh ato para për të krijuar më shumë përvoja për veten.

Binjakët

Ndalo së nxituari!

Ah, Binjakë, ju e dini si jeni: ne i nxitojmë gjërat, hidhemi në përfundime dha na duhet thjesht të ngadalësojmë, në përgjithësi. Duke qenë se jemi një nga ëndërruesit e ditës, më kreativët nga të gjitha shenjat e tjera të yjeve, ne mund ta përdorim këtë në avantazhin tonë.

Kur ne bëjmë art apo marrim pjesë në një aktivitet krijues, do të na shërbejë shumë për të ngadalësuar dhe për t’u dhënë kohën e nevojshme. Vetëm sepse e ke shkruar keq poezinë nuk do të thotë se duhet ta zhubrosësh fletën dhe ta hedhësh dhe vetëm sepse ke marrë një letër refuzimi nuk do të thotë se duhet t’i paketosh gjërat dhe të heqësh dorë.

Merr frymë thellë, shkruaj më ngadalë, puno me një dorë më të qëndrueshme dhe prano faktin se mund të dështosh, por sërish ke mundësinë të gjesh sukses përfundimtar.

Gaforrja

Ji më pozitiv!

E dashur Gaforre, me siguri do të jesh ajo shenjë që do ta urrejë këtë listë, por edhe ajo që ka nevojë më së shumti për të.

Gaforret njihen për pesimizmin e tyre dhe në këtë botë të drejtuar nga vdekja, nuk ju fajësojmë. Por, kur nuk mundemi që ta ndryshojmë botën rreth nesh, ne duhet të bëjmë një ndryshim tek vetja jonë.

Fshirja e kontakteve dhe bisedave të grupeve që na stresojnë është hapi i parë për të blokuar negativitetin dhe hapi i dytë është ta rrethosh veten me gjërat dhe njerëzit që do.

Për çështje më të thella, do të ishte më mirë të merrni pjesë në terapi, por për gjërat më të vogla, shumica e streseve po ju fillojnë që nga rrjetet sociale.

Luani

Dëgjo të tjerët!

Luan, ne të duam, je bujar dhe besnik, por ndonjëherë mund të jesh paksa jo pjesëmarrës në pjesën e të dëgjuarit. Miqtë vijnë tek ti për këshilla dhe për t’i kuptuar, por nuk mund të ndihmosh por ta sjellësh çështjen rreth teje, qoftë edhe aksidentalisht.

Ndonjëherë miqtë e tu nuk kanë nevojë të dëgjojnë se në çfarë situate ke qenë më përpara dhe se i kupton për shkak të kësaj dhe asaj; ndonjëherë të duhet thjesht të dalësh në temë dhe të dëgjosh se çfarë ata kanë për të të thënë.

Të ofrosh mbështetje kur ata të mbarojnë së foluri. Se mërzia, nuk të bën të humbasësh besimin gjatë procesit.

Virgjëresha

Dili zot vetes!

Virgjëreshë, ti ke një zemër të dhembshur në të cilën njerëzit shkelin dhe ti nuk mund të ndalosh së menduari për dhimbjen që të shkakton.

Nuk të vëmë faj. Pas pak kohësh, gjithsesi, ky mbifokusim mbi mënyrën se si njerëzit të kanë lënduar mund të vërë një taksë mbi ty.

Nuk është një gjë e lehtë të ndalosh së bëri këtë gjë, por duhet të kuptosh se është e mundur t’i dalësh vetes zot nëse e bën këtë gjë gradualisht.

Fillo ngadalë dhe me kalimin e kohës do të jesh i aftë t’i thuash dikujt, “Në fakt, nuk mund të ta bëj këtë nder, sepse ti më ke lënduar. A mund të flasim?”

Sapo ta zotërosh këtë aftësi, mendimi i tepruar do të qetësohet gjithashtu. Mendimet që i ke mbajtur brenda do të ikin dhe do të çlirojnë. Vetëm se do të duhen disa muaj apo edhe vite për t’u zotëruar.

Peshorja

Vendos veten në vend të parë!

Sikurse Bricjapi, njerëzit rreth teje shpesh po përfitojnë nga ti. Nëse e kanë me të vërtetë apo jo, ndonjëherë ata të trajtojnë si një gjë të lehtë dhe kjo gjë duhet të ndalojë vitin e ardhshëm.

Duhet të mësosh të ndalosh së qeshuri së bashku me dikë ndërsa tallet me ty “me lezet.” Ti gjithashtu me të vërtetë që ke nevojë të mësosh se si të thuash “mjaft” dhe “kjo gjë nuk më pëlqen.”

Ti meriton respekt dhe e vetmja mënyrë me të cilën do ta marrësh atë është duke e vënë veten në vend të parë.

Akrepi

Besoju më shumë njerëzve!

Besimi është i vështirë, veçanërisht nëse je lënduar disa herë, por nuk mund t’i lëmë eksperiencat e kaluara të na shkatërrojnë ato të së ardhmes.

Sigurisht është mirë të jesh i kujdesshëm, nëse shpirti të thotë se një djalë mund të jetë në një farë mënyre i dyshimtë, atëherë besoji shpirtit dhe zhduku që aty.

Por nëse i thua vetes se nuk do të bësh më kurrë miq sepse ishi yt ka filluar të të ndjekë, atëherë jeta jote do të bëhet goxha e vetmuar. Besimi nuk të jepet verbërisht, ai fitohet, kështu nëse ke frikë të humbasësh dikë sërish, atëherë thjesht sigurohu që e ke fituar dashurinë tënde.

Shigjetari

Thyeje distancën (me art)!

I dashur Shigjetar, ti distancohesh shumë kur stresohesh, kështu 2018 është viti për të tërhequr njerëz pranë kur ua ke më së shumti nevojën.

Mund të ta kuptojmë se nuk duhet t’i stresosh miqtë dhe familjarët, pasi ata kujdesen për ty dhe duan të të ndihmojnë.

Duke qenë se je një person krijues, përse të mos bësh art me personat që do? Do t’ju afrojë me ta dhe mund t’u shfaqësh aftësitë artistike të Shigjetarit.

Bricjapi

Dil nga zona e komfortit!

Tani për zgjidhjen më stereotipike të Vitit të Ri: Ndërmerr më shumë rreziqe! Për fat, Bricjapët janë tashmë një shenjë mjaft e përcaktuar, kështu që kjo nuk duhet të të frikësojë.

Kjo zonë rehatie nuk është e përshtatshme për ëndrrat dhe aspiratat e tua, por për mënyrën se si ti përballesh me marrëdhëniet që nuk ia vlejnë. Mund të mos shtyhesh lehtë, por shpesh e vendos veten në vend të dytë.

Kështu këtë vit, sigurohu të mësosh se si t’u thuash jo të tjerëve dhe të vësh veten në radhë të parë, edhe nëse ndihesh jo rehat për pak kohë.

Të bësh shoqëri me më shumë persona të shenjës së Virgjëreshës do të ndihmojë me këtë sepse të dy keni të njëjtat qëndrime ndaj shoqërisë.

Ujori

Mos e tepro me gjithçka!

Të kesh më shumë se një qëllim është shumë mirë, por kur ke njëzet të tillë në hapësirën e një muaji, gjasat janë se do të kesh vështirësi për të përfunduar ndonjë prej tyre. Kështu që bëj një hap, në një kohë dhe zgjidh betejat e tua.

Duke folur për betejat, duhet gjithashtu të synosh të jesh më me takt në vitin 2018, sepse sinqeriteti yt, pavarësisht nga qëllimet e mira mund të jetë i vështirë për t’u marrë parasysh ndonjëherë.

Të gjithë e duan dikë që thotë të vërtetën, por jo nëse kjo ndodh kaq shpesh.

Peshqit

Lejoje kreativitetin tënd të drejtojë!

Peshk, ti je një artist i natyrshëm dhe nëse je i pasigurt se ku qëndrojnë me të vërtetë talentet e tua, viti i ardhshëm është viti për ta zbuluar.

A je një skulptor i aftë? Një shkrimtar poetik? Një piktor? Nuk do ta dish kurrë derisa ta provosh.

Nëse e ke gjetur tashmë aftësinë tënde krijuese, atëherë bëje 2018 vitin në të cilin do të përmirësosh aftësitë e tua. Vetëm ngjit shkallët!