“Po nuk i munde dot, bliji. Po nuk i bleve, kopjoji”

Ja se si i mund Facebook rivalët e tij

Me sa duket, nuk është e thënë që të jesh në modë për të dominuar mediat sociale, shkruan Uill Oremus. Katër vjet më parë, një rënie në përdoruesit adoleshentë shkaktoi parashikimet që Facebook po bëhej si MySpace – një relike jofunksionale e një epoke të mëhershme teknologjike. Por sot, Facebook është më i fortë se kurrë mes mediave sociale. Rreth 2 milionë njerëz përdorin sot rrjetin social çdo muaj, pothuaj dyfishi i 2013.

Facebook ka përdorur një “strategji të thjeshtë por shkatërrimtare” për të neutralizuar konkurrencën: ‘Nëse nuk i mund dot, bliji. Nëse nuk i blen dot, kopjoji’. Rrjeti social nis të kthejë vëmendjen nga rivalë potencialë vetëm kur këta tërheqin një numër të madh të rinjsh. Dhe nëse kjo kompani rishtare ofron edhe një eksperiencë në rrjete sociale të ndryshme nga Facebook, Mark Zuckerberg nxiton me një ofertë të majme. Në vitin 2012, kompania bleu Instagramin për 1 miliardë dollarë, dhe në 2014 bleu WhatsApp për 19 miliardë. Kompanitë që nuk i blen dot, Facebook i kopjon. Pasi Snapchat refuzoi një ofertë, Facebook i kopjoi pjesët e veta më të mira. Instagram Stories dhe WhatsApp Status janë të mbushura me ide nga Snapchat, tani kanë më shumë përdorues aktivë edhe se vetë Snapchat, gjë që i bën investitorët të pyesin veten nëse Snapchat do mundet t’i mbijetojë “sulmit të Facebook”.