Neymar te Real Madrid? Reagon Luis Suarez

Luis Suarez nuk beson se Neymar do t’i bashkohet Real Madridit.

Sulmuesi brazilian verën e fundit për 222 milionë euro iu bashkua PSG-së nga Barcelona, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në botë.

Ende pa e kompletuar gjashtë mujorin e parë, ka pasur zëra për rikthimin e tij në La Liga, tani te rivalët e Real Madrid.

“Të them sinqerisht nuk e shoh Neymarin si pjesë e Real Madridit”, ka deklaruar Suarez për Marcan.

“Ai kishte admirim për Barcelonën dhe shokët e skuadrës. Nuk e shoh atë duke u larguar nga Parisi për të luajtur me Realin”.