Nata e beqarisë! Ish e dashura e Getit po martohet

Ish e dashura e reperit Ghetto Geasy po martohet.

Hana Shehu këtë vit dashurinë e saj disa vjeçare me Shkumbin Nokën e ka kurorëzuar me fejesë, shkruan lajmi.net

Ndërsa pikërisht 2017-ta duket se do të jetë viti më i rëndësishëm për ta edhe për një arsye tjetër, pasi dyshja po martohen.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Hana e cila në rrjete sociale ka publikuar foto me miket e saj të cilat e kanë surprizuar duke i organizuar një natë të veçantë beqarie.

Kujtojmë se ajo dhe Getoar Selimi disa vite radhazi kanë qenë çift për lakmi derisa sot i kanë ndarë krejtësisht rrugët duke u martuar me persona të tjerë.