Napoli rimerr kreun, “fundi” bën surprizën.

Napoli ka mposhtur me rezultatin 3-1 Sassuolon duke u shkëputur kështu e vetme në krye të Serie A me 31 pikë pas 11 javësh kampionat.

Allan ka kaluar në avantazh napolitanët pas 22 minutash lojë, ndërsa 4 minuta para përfundimit të pjesës së parë, Diego Falcinelli ka barazuar shifrat për miqtë.

Por nuk ishte e thënë që fraksioni i parë i ndeshjes të mbyllej me shifrat e barabarta, pasi Jose Maria Callejon shënoi golin e dytë për vendasit.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes ishte Dries Mertens që shënon golin e tretë për Napolin, duke fiksuar kështu deri në fund të takimit shifrat 3-1.

Ndërkohë, Spal ka marrë fitoren e dytë në kampionat duke mposhtur minimalisht Genoan, e cila zhytet edhe më tej në krizë rezultatesh.

Një rezultat surprizë ka arritur edhe Crotone e mbrojtësit Ajeti, duke mposhtur 2-1 Fiorentinën. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua vetëm në fundin e ndeshjes, duke mos qenë titullar.