Manuali i seksit rastësor.

Ok , duhet ta pranojmë: ndonjëherë thejshtë duam të bëjmë seks.

Nuk duam marrëdhënie, nuk duam takime. Nuk duam impenjime, apo përkushtim, por thjeshtë seks të kënaqshëm rastesor.

Në ditët e sotme ku aplikacionet për takime janë të njohura dhe më të përdorura se kurrë, ku kultura e takimeve të shpejta është në modë, duket sikur seksi rastësor është më i shpejtë dhe më i thjeshtë se kurrë. Por, seksi si definicion është e kundërta e rastësisë- është diçka intime, njëkohësisht fizike dhe emocionale.

Pra, si mund ta definojmë seksin rastësor ? Në nivelin më bazik seksi rastësor konsiston në marrëdhie seksuale midis dy individëve, të cilët nuk i kanë premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme apo angazhim mbas raportit apo shkembimit të energjive në fjalë.

Megjithatë, të gjithë kemi kritere të ndryshme rreth asaj se çfarë e bën seksin “rastësor’. Nga ana tjetër, si në çdo zgjedhje seksuale dhe këtu ka standarte të dyfishta, të cilat përgëzojnë djemtë/burrat për numrin e marrëdhënieve dhe linçojnë vajzat/gratë për imoralitet, për të njëjtin veprim. Seksi i rastësishëm shumë shpesh gjykohet rëndë, pikërisht sepse ai është i rrethuar nga stereotipe dhe keqkuptime: nuk përfshin emocione apo respekt, është i rrezikëshm, është “zuskash” etj, etj Disa prej jush mund të pranojnë që seksi rastësor mund të jetë i shëndetshëm dhe një zgjidhje e kënaqshme, disa të tjerë të kuptojnë që seksi rastësor nuk është për të gjithë, gjithë kohës, ose për çdo situatë. Kur vjen puna te seksi nuk ka një zgjidhje të mirë ose të keqe që përfshin të gjithë. Duhet thjeshtë të kuptosh nëse bën për ty apo jo, ndërkohë ja disa rregulla që duhet të mbash mend nëse nuk do impenjime të mëtejshme.

  1. Vendos qëllime

Si fillim duhet të kuptosh nëse seksi rastësor është për ty apo jo. Disa njerëz e kanë më të lehtë të bëjnë seks rastësor. Niveli yt i rehatisë varet nga raportimi yt ndaj seksit dhe sa komod ndihesh ti kur ndahen seksi dhe romanca. Seksi përfshin ndjenja, por ndjenja të cilat ndryshojnë në varësi të kontekstit seksual. Seksi është intim, nga ana emocionale dhe fizike, sepse përfshin komunikim të hapur dhe dëshira të sinqerta. Pyet veten nëse je dakort me seksin rastësor. Ki kujdes nëse e bën për motive të tjera, xhelozie apo dashurie, shanset që të zhgënjehesh janë të mëdha.

  1. Komuniko

Komunikimi është shumë i rëndësishëm gjatë seksit rastësor sepse kufijtë janë më pak të qartë. Tregohu i sinqertë me partnerin që në fillim rreth asaj që do dhe që nuk do. Nëse frekuenton njerëz të tjerë, tregohu i sinqertë. E gjithë kjo situatë është e bukur sepse nuk ka rregulla dhe kufij të qartë. Është megjithatë shumë e rëndësishm të bëjme seks të sigurtë. Kur nuk e njeh mirë dikë tjetër nuk mund të kesh besim vetëm tek fjala apo gjuha e trupit, duhet të flisni per analizat dhe mënyrat mbrojtëse që mund të përdorni.

  1. Respekto

Edhe nëse marrëdhënia yte është rastësore kjo nuk do të thotë që duhet të mungojë repsekti i ndërsjelltë. Edhe nëse nuk je i përfshirë nga ana emocionale, në fund të ditës i detyroheni njëri-tjetrit minimumin e mirësjelljes dhe ndërshmërisë. Shko në takim nëse ke premtuar dhe mos e bëj partnerin të ndihem “kot” kur nuk kë më interes. Trajto tjetrin si do të të trajtojnë.

  1. Praktiko seks të sigurt

Rreziku nga sëmundjet seksualsisht të trasmetueshme është më i lartë me partner të ri. Lexo më shumë rreth sëmundjeve dhe mënyrave të mbrojtjes. Gjithmonë merr me vete një preservativdhe bëj analiza çdo 6 muaj. Komunikimi dhe biseda me partnerin janë nje tjeter anë e rëndësishme kur flasim për mbrotje. Mos harro, përpara se të ikësh të shtëpia e dikujt, siguro kthimin tënd në shtëpi.

  1. Ruaj lidhjen me veten

Mos e bazo kenaqësinë tënde vetëm te njerëzit e tjerë. Është shumë e veshtirë të kesh orgazëm me dike që njeh, lëre me një partner të ri. Kështu që sigurohu që të kënaqësh veten, me lodra të reja seksuale apo me më shumë kohë për veten.

  1. Mos ki pritshmëri

Përpos dëshirës për të bërë seks fantastik, mos prit asgjë më shumë, përpos respektit kuptohet. Mos prit që nga një seks i rastësishëm të gjesh dashurinë e madhe, por nga ana tjetër nuk do të thotë që kjo gjë mos të ndodhë. Për sa kohë ka komunikim të sinqertë midis partnerëve, mund të kënaqeni pa bërë asnjë dramë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*