LISTA/ E dini kush është më e pasura ndër gratë e politikanëve shqiptarë?

Renditja e deputetëve sipas të ardhurave më të larta të personave të familjes, kryesisht bashkëshortë apo bashkëjetues e kryeson zoti Anastas Angjeli, pasi zonja Greta Angjeli ka siguruar gjatë 2016 të ardhura vetëm nga punësimi pranë AAEF (Albanian American Enterprise Fund) në vlerën njëqind e tridhjetë e katër mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tetë dollarë. Familja Angjeli kryeson në renditjen sipas kategorisë të ardhura nga persona të familjes së deputetit, pasuar nga familja Ruci, familja Berisha dhe familja Tafaj.Sa i takon pagave për bashkëshortët apo bashkëjetues, lista e kryesuar nga zonja Angjeli pasohet nga bashkëshortja e deputetit Tom Doshi zonja Xhovana Doshi , dhe pason me zotin Florion Mima për shkak të pagës së zonjës Greta Mima, me zotin Parid Cara si bashkëshort i zonjës Lorenza Pietra Benati.