Klaudia Pepa feston 25-vjetorin e rrethuar plot me dashuri, ja urimi i ish-bashkëshortit

Balerina e njohur Klaudia Pepa feston sot 25-vjetorin e lindjes. Ajo ka postuar në Instagram një foto ku duket e rrethuar nga dhurata të shumta, dhe në duar mban numrin 25. Të shumtë kanë qënë ndjekësit të cilët e kanë uruar Klaudian, por ndër tyre nuk mund të mos veçonim urimin e Albi Nakos.

Ish-bashkëshorti e ka uruar balerinën thjeshtë dhe plotë dashamirësi.

“Edhe 75 vite të tjera ti jetosh e lumtur e gëzuar siç ke zemrën. Happy birthday!” – i shkruan ai. Marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e diskutuar nga publiku sidomos pas divorcit i cili shkaktoi debate të shumta nëpër rrjetet sociale.

Fjala “vëlla” e përdorur nga Klauda për Albin ka shkaktuar shumë polemika sidomos në profilin e balerinës. Por Klaudia vazhdon të shijojë sukseset e saj të merituara, dhe bën mirë që nuk e vret mendjen nga fjalët e të tjerëve. Edhe 100 vjeç Klaudia!