Ikën në Klan, por zemrën e ka lënë në Top, Marina i shkruan Luanës

Marina dhe Luana e tregojnë vazhdimisht edhe publikisht marrëdhënien e veçantë që kanë me njëra-tjetrën. Sa herë ka sukses njëra, tjetra është gjithmonë pas për ta uruar dhe shijuar po njëlloj. Por ky sezon i ri i gjen motrat Vjollca në ekrane të ndryshme.

Ndërsa tani, duket se rrugët kanë marrë tjetër drejtim. Marina, pas ndryshimeve të mëdha në jetën e saj personale, pritet të nisë nga puna në Tv Klan me “C’est la vie”, ndërsa Luana ka startuar mbrëmjen e sotme me “Shiko kush luan.”

Megjithëse është bërë pjesë e Tv Klan, Marina zemrën e saj, Luanën, e ka në Top, ndaj edhe nuk mund të rrinte pa bërë një koment edhe për ta ndarë me miqtë virtualë: “Mrekullia ime, krenare pa masë për pjekurinë, maturinë dhe bukurinë që ke”,- shkruan Marina pas fotos së Luanës, ndërsa kjo e fundit ia kthen menjëherë: “Të dua jeta ime!”