FUTBOLLGjyqtari ‘më bujar’ në botë, përfiton edhe Cikalleshi (Video)

Gjyqtari turk me stemën e FIFA-s, Mete Kalkavan duket se është zgjuar në humor të mirë sot dhe ka treguar anën e tij më bujare. Ai ishte përzgjedhur për të gjykuar takimin Osmanlispor-Alanyaspor, teksa ka befasuar duke vërshëllyer 3 penallti për skuadrën vendase dhe për më tepër, të gjitha brenda 29 minutave.

I fituar nga kjo zemërgjerësi e gjyqtarit ka dalë edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, që ekzekutoi 11-metërshin e aprë dhe kaloi në avantazh skuadrën e tij. Takimi përfundoi me rezultatin 3-0, ndërsa sulmuesi kavajas luajti deri në minutën e 63-të.

http://dai.ly/x6bf2tz