Sarkazma “Fsiuff”, cfarë fshihet pas tyre!

Idetë e vogla mund të kthehen në projekte të mëdha, nëse mbi to ka shumë pasion dhe… sakrificë!

Ky është FSIUFFI, grupi i 4 të rinjve nga Lezha, të cilët idetë e vogla të bëra në shkollë,
i kthyen në projekte të mëdha disa vite më vonë. Ideja ka marrë jetë në fundin e Janarit, teksa
që me publikimin e parë, audienca i dha mbështetjen e saj projektit të FSIUFF.

Frymëzimi ynë vinte nga Vinersat amerikanë, në Shqipëri nuk kishte një të tillë
dhe përse mos të ishim ne ata?
Në fillim ishin vetëm njerëzit e njohur, lezhjanët, qe na ndiqnin për tu shpërndarë më pas në gjithë Shqipërinë.

Tropojani 1 do të ishte projekti i cili do të afirmonte “lezhjanët” në treg. Karakteristika kryesore e këtij grupi, është goditja e fenomeneve sociale nëpërmjet sarkazmës duke goditur fenomenin dhe jo personin. Në një vënd i cili frymon duke u marrë me persona, një grup i tillë i cili trajtonte fenomene nuk mund te ishte asgjë tjetër veçse risi.

Pergatiti: Gjithcka.al .