Disa këshilla për të zhvilluar disiplinën vetiake. Ju duhen

Truri juaj u reziston ndryshimeve të menjëhershme. Nëse e motivoni veten me një premtik titanik, i llojit që “Nga nesër, do të bëhem tjetër njeri”, me siguri që do të rraskapisni veten dhe do të mbesni në vend. Gjërat e mëdha dhe të menjëhershme, thjesht nuk funksionojnë, gjërat e vogla dhe të qëndrueshme, po. Eshtë efekti i disiplinës: ju “lundroni” në skajet e zonës tuaj të rehatisë, dhe kjo është qasja më e qëndrueshme.

Kur bëna përpara me hapa të vegjël, do të shihni se jeni tjetër njeri, pas një viti, ndërkohë që nuk do ta dini saktësisht se kur apo si ka ndodhur.

Marifeti këtu ka të bëjë me faktin që, ju bëni një ndryshim të vogël, dhe lini trurin tuaj që ta pranojë këtë ndryshim si bazën e re prej nga niseni. Kjo do jua bëjë më të lehtë hapin e radhës, sepse tashmë baza prej nga niseni është zhvendosur. Dhe përsërieni!

Për shkak se jeni duke lundruar, dhe kjo do të thotë se dallga po lëviz përpara, poshtë jush.

Mund të tingëllojë banale, por nuk është aspak e tillë: Gjërat e mëdha nuk përbëhen nga gjëra të vogla. Ndryshimet e vogla që bën dhe që i ndjek në mënyrë të përditshme, mblidhen dhe në fund sjellin rezultate të mëdha.