Dikur vetofrohej, e meriton Olayinka kombëtaren shqiptare?

Teksa hapin galopant në karrierën e tij e bëri nga Shqipëria, Peter Olayinka është një prej të huajve i cili ka shprehur dëshirën e tij për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare.

Pas një diskutimi të hapur së fundmi në rrjetet sociale veçanërisht në “Albania Team”, kjo çështje duket se është e destinuar t’i ndaj shqiptarët në dy grupime: të parët që janë pro lojtarëve të huaja në këtë kombëtare dhe grupin tjetër që kërkojnë ruajtjen e identitetit të kombëtares.

Por sa e cënon vërtet ardhja e Olayinkas këtë identitet? Kohë më parë vetë presidenti i federatës shqiptare, Armando Duka i ka dhënë “fund” kësaj historie, duke thënë se nuk dëshiron në kombëtare asnjë futbollist të cilin nuk e lidh asgjë me rrënjët shqiptare.

Olayinka nga ana tjetër ka realizuar në 13 ndeshje, 5 gola dhe 7 assistime. Pra në statistika më të përmbledhura, sulmuesi është prezent thuajse në çdo ndeshje të ekipit Zulte Waregem përsa i përket golit të shënuar nga ana e tyre. Tashmë dilema është kjo, “të vegjël” me rrënjë shqiptare apo “të mëdhenj” me rrënjë “të huaja”?