A e dimë vërtet përse kënaqemi kur i bëjmë mirë dikujt?

Sigurisht, ndodh që t’i bëjmë një të mirë dikujt për arsye pragmatike: kur ia kemi nevojën ose kur na lidh interesi me atë (për shembull, në marrëdhëniet epror-vartës).

Kur ndihemi borxhli ndaj tjetrit se na ka bërë dikur një të mirë dhe ky borxh moral (nganjëherë deri diku edhe me kumbim material) na bën të ndihemi keq sa herë që e takojmë e komunikojmë me atë (pra, në këtë rast, është çështje sedre, sepse na vret ndërgjegjja që nuk arrijmë të jemi në lartësinë e tij); kur duam ta miklojmë tjetrin dhe, në njëfarë mënyre, ta detyrojmë atë të na e shpërblejë të mirën që i bëjmë me një të mirë pa të cilën rrezikojmë diçka.

Në raste si këto, e mira që bëjmë është e përllogaritur, ajo nuk është fryti i një vrulli të dëlirë shpirtëror.

Ata individë që bënin këtë lloj të mire (si, për shembull, kur para se të hysh në kishë ose në xhami, ti i jep lëmoshë një lypësi për të dalë pas pak përpara priftit ose hoxhës, pra, edhe përpara Perëndisë, me ndërgjegje të larë e të shpëlarë se ke bërë një gjest bamirësie), filozofi francez Jean-Paul Sartre i quante qelbësira. Një krejt tjetër lloj të mire kemi kur, në mënyrë të vetvetishme, i bëjmë dikujt një të mirë sepse, duke ndier dhembshuri për atë, e nxjerrim nga një situatë e vështirë. I bëjmë, pra, atij një të mirë të pakushtëzuar nga nevoja apo interesi, madje edhe duke harxhuar kohë e energji jashtë çdo pretendimi për shpërblim.