Ky program shërben për të gjithë studentët e infermierisë të cilët duan të përgatiten për provimin me kompjuter të liçensës për ushtrimin e profesionit. Në total janë 1977 pyetje, nga të cilat zgjidhen 100 pyetje për çdo test që ju bëni. Testi është FALAS dhe pa limit provimesh. Duke klikuar më poshtë ju mund të shkarkoni të gjitha pyetjet në formatin PDF.

 

 

Test pergatitor per provimin e Infermierise

Zona sensore primare ndodhet në korteksin:
Ndjesia e djegies retrosternale njihet si:
Ushtrimet pasive te pacientët e hospitalizuar bëhen për arsyet:
Mamografia është e këshillueshme të behet çdo vit për gra:
Cili nga ekzaminimet hormonale është kryesor për përcaktimin e ndodhise se menopauzes?
Barra serotine është shtatzania që zgjat:
Në pankreatitin akut nuk gjejmë:
Në morbus Alzheimer ndodh humbje progressive neuronale në korteksin e lobeve:
Kur infermiere-mamia bën planifikimin e kujdesit për gruan të cilës i kanë plasur membranat amniotike parakohe, ajo arsyeton që gruaja është e riskuar për:
Sa përqind të oksigjenit në gjak transporton Hb?
Pas ingjestionit të substancave korrozive është I kundërindikuar:
Në diabetin insipid sasia e ADH (Hormonit Anti Diuretik) e çliruar në përgjigje të stimujve fiziologjikë është:
Cili nga aparatet preket në 90% të rasteve nga fibroza cistike?
Nëse ndërpritet ushqyerja me gji:
Lipoproteina që ul tensionin sipërfaqësor të alveolave dhe i bën ato të mos kolabohen quhet:
Patologjitë metabolike të trashëguara të sistemit nervor shkaktohen nga defekte te:
Morbus Bazedov:
Segmenti i miofibrilit i quajtur sarkomer, gjendet midis:
Testosteroni është:
Cila nga nderhyrjet, nuk bën pjesë në ndërhyjet per IRA?
Shenjat klinike më të zakonshme në pacientet me enfizemë pulmonare janë:
Trajtimi i stenozës hipertrofike të pilorit:
Rritje të rasteve me TBC ka pasur vitet e fundit në pacientët me :
Puerpërium quhet:
Termi adenopati i referohet:
Forma e dehidrimit (i lehtë-i mesëm-i rëndë) tek fëmija vlerësohet me të gjitha, me përjashtim të:
Astma përfaqëson një:
Kraniotabes është shenjë klinike e:
Në një sinaps neuro-muskular, neuroni e çliron neurotransmetuesin në:
Ne sklerodermine e lokalizuar ka dëmtime vetem:
Ku përdoret rregulli i 9- ës?
Solucionet e glukozes 10%, 20% dhe 33% injektohen ne sistemet:
Tiroiditit Hashimoto i perkasin Të gjitha, përveç :
Cili muskul i jashtem i syrit inervohet nga n. Abducent?
Trajtimi primar i pacienteve me anemi nga mungesa e Fe, eshte:
Mjekimet e mëposhtme janë të dobishme në laringotrakeobronkitin akut, me përjashtim të:
Skleroza laterale amiotrofike (SLA ), karakterizohet nga humbje:
Palpitacioni është:
Zonja X është diagnostikuar dhe trajtuar për sindromin e shokut toksik. Ajo në ndonjë rast të marrdhënieve seksuale ka përdorur kontraceptivë të marrë vetë në farmaci. Bazuar në anamnezën e saj, çfarë kontracptivësh, nuk duhet të përdorë ajo dhe partner
Këto janë faktorët lokalë që vonojnë shërimin e plagëve, përveç:
Cila nga keto nuk është komplikacion I menjehershem i nderhyrjeve venoze qendrorë?
Shtimi i masës qarkulluese në organizëm quhet:
Është procedure diagnostikuese :
Obeziteti është i shoqëruar me një varg pasojash mjekësore ku përfshihen:
DIU vendoset kur femra eshte:
Zonja X është beqare dhe përshkruan jetën e saj seksuale, si aktive dhe me shumë partnerë. Ajo dëshiron të perdorë një metodë kontraceptive, e cila është e sigurtë dhe që nuk ndikon në aktivitetin e saj seksual. Ajo kërkon D.I.U.. Përgjigja më e përshtatëshme e mamise do të jetë:
Për fillimin dhe mbajtjen e ciklit menstrual NUK është e nevojshme:
Cili nga propozimet e mëposhtme ka kundraindikacion absolut përdorimin e kolireve parasimpatikolitike?
Respiracioni i shpejtë shoqëron temperaturën e organizmit:
Në vizitat e radhës, në shtatzaninë e pakomplikuar zakonisht nuk përfshihet:
Herpes zoster shkaktohet nga virusi:
Cila nga shënjat e më poshtme NUK takohet në rastin e barrës ektopike (GEU) ?
Faza përfundimtare e bashkebisedimeve do të thotë:
Cilën nga shenjat e mëposhtme nuk e gjejmë në infeksionet e rrugëve të sipërme respiratorë?
Faza e dytë e lindjes nis me:
Bebi i porsalindur vendoset ne gji:
Është sëmundje multisistemike e karakterizuar nga dëmtime inflamatore, vaskulare të lëkurës dhe të organeve të brendshme:
Zonja D. është 13 javë shtatzanë. Ajo ankon për dhimbje në fund të barkut dhe hemorragji. Gjatë ekzaminimit vaginal, mjeku konstaton se gruaja ka shkurtim të qafës së mitrës dhe dilatacion të saj. Cili lloj aborti është ky?
Epilepsia reflektore përbëhet nga atake epileptike që:
Frekuenca normale e toneve fetale është:
Reaksionet hemolitike të transfuzionit vijnë si pasojë e:
Gjeni përgjigjen e saktë:
Cila shenje nuk bën pjesë në manifestimet klinike të trombocitopenisë?
Kontrolli i çlirimit hormonal bëhet nga organizmi me të gjitha rrugët e mëposhtme përveç:
Ekzaminimi bakterologjik i feçeve quhet:
Shkaktari i fruthit është virusi :
Parandalimi i vërtetë realizohet tek pacientët, të cilët konsiderohen fizikisht dhe emocionalisht të shëndetshëm. Ai ndryshe quhet:
Cila prej shenjave mund të lidhet me hepatitin akut?
Gjatë laktacionit janë të lejuar kontraceptivët oralë:
Shfaqet ekstrartikulare të Artritit Reumatoid përfshijnë të gjitha përveç:
Lengu ujor nuk eleminohet nga:
Cila nga vaksinat e mëposhtme mund të administrohet gjatë shtatzanisë?
Fiksatori ekstern përdoret në :
Cili nga propozimet e mëposhtme mbi koliret nuk është i saktë?
Sa % e foshnjave te lindura nga nena me Miasteni gravis shfaqin simptoma te semundjes?
Fraktura e kondileve femorale ndodh:
Meningiti bakterial nuk ka karakteristike në LCS:
Oliguria percaktohet si sekretimi i:
Okupimi në punë i gruas gjatë shtatzanisë:
Sa është sasia e lëndëve rehidruese (Trisol) për ml/kg/peshë, që nevojiten në 24 orë në dehidrimin e lehtë nga diarrea?
Ka kapsul piogjene:
Hemoragjia nga hundet quhet:
Shkaktari kryesor i Cistitit eshte:
Nuk ben pjese ne shtresat e kornese:
Vlerësimi për veten i përket gjykimit:
Veshka sekreton hormone si:
Në rastin e gastrektomisë më e rëndësishme është të administrohet:
Cila nga thëniet e mëposhtme është e vërtetë :
Origjina etiologjike e tiroiditit akut eshte:
Tek sacrum nuk gjejmë:
Vlerësimet fizike të pacientit në periudhën preoperatore përfshijnë të gjitha si më poshtë, përveç :
Akalazia e ezofagut është:
IRA prerenale shkakohet nga Të gjitha përveç:
Me rritjen e moshës së shtatzanisë:
Kolecistiti kronik nuk karakterizohet nga:
Pjesa e pelvisit e cila është më shumë e përfshirë me lindjen është:
Në Insuficencën Renale Kronike të avancuar mund të vihen re këto lezione kutane:
Terapia me rreze utraviolete indikohet në:
Për të mbajtur bilancin elektrolitik, nuk është vlerësim specifik:
Hipotiroidizmi shfaqet me simptomat e meposhtme përveç:
Test pergatitor per provimin e Infermierise
You got {{userScore}} out of {{maxScore}} correct
{{title}}
{{image}}
{{content}}